Të promovosh qytetin tënd, kryebashkiaku i Firences punon si ciceron për turistët

14 Korrik 2021 | 08:53

Firence, një nga qytetet më të njohura të Italisë, vazhdon të përjetojë pasojat negative të pandemisë ku vihet re edhe numri i paktë i turistëve.

Por, në përpjekje për të ndihmuar këtë sektor, kryebashkiaku Dario Nardella ka vendosur që gjatë ditës të shërbejë edhe si ciceron për të treguar historinë e kulturën e vendit të tij.

“Kjo sallë dikur ishte vendndodhja e Parlamentit italian. Firence ishte kryeqyteti i Italisë nga 1865 në 1871. Më pas , kryeqyteti i Italisë u zhvendos së pari nga Torino në Firence. Më në fund, kryeqyteti i Italisë u bë Roma”, tregoi ai.

Sipas të dhënave më të fundit, numri i vizitorëve në Firence gjatë 2020 u ul me rreth 3.18 milionë dhe rezervimet e hoteleve ranë me 80.4 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026