Komisioni Evropian prezanton planin mbi uljen e ndotjes brenda 2030-s

14 Korrik 2021 | 20:13

Shtatë komisionerë të BE-së prezantuan në foltore mbi 12 iniciativa që do të ndryshojnë mënyrën e të jetuarit, të transportit, prodhimit dhe tregtimit në Bashkimin Europian

“Europa është tashmë kontinenti i parë që prezanton një strategji të arritshme që i përgjigjet ambicieve tona klimatike. Ne kemi një qëllim dhe tani po prezantojmë një hartë se si do ta arrijmë atje. Paketa jonë ka për qëllim kombinimin e uljes së emetimeve me masa për të ruajtur natyrën duke vendosur vendet e punës dhe balancën sociale në zemër të këtij transformimi”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.

Këto janë pikat kryesore të ashtuquajturit plani mbi Ndryshimet Klimatike. Në themel të tij është Sistemi Tregtar i Emetimeve, çka detyron sektorët ndotës të industrive si transporti detar dhe aviacioni të paguajnë për ndotjen.

Do të ketë gjithashtu edhe një taksim mbi importin e produkteve si hekuri apo çimento, nëpërmjet të ashtuquajturit Mekanizmi Rregullator i Karbonit.

Kjo nismë do t’i japë shtysë zhvillimit të energjive të pastra si ajo diellore apo të erës, duke zhvilluar në të njëjtën kohë dhe transportin “e gjelbër”.

Dhe duke qenë se gjithë kjo mund të sjellë rritjen e çmimeve të energjisë për qytetarët, Bashkimi Europian po planifikon një fond social mbi klimën për të evituar që kjo të ndodhë.

Këto masa do të kenë impakt mbi industritë por edhe tek qytetarët. Deri në vitin 2035, Komisioni Europian pret që kompanitë të ndalojnë shitjen e makinave me karburant duke i zëvendësuar ato me automjete elektrike.

Por ky është vetëm hapi i parë në një proces të gjatë të shtrirë në dy vite, përpara se shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian ta miratojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026