Shtohen kufizimet për këmbësorët, Rama: Nga nesër mund të dilni vetëm në këto dy orare, dhe pa njerëz të tjerë në krah

18 Mars 2020 | 14:06

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar të tjera masa kufizuese për këmbësorët në kuadër të luftës ndaj COVID-19.

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri bën me dije se duke nisur nga nesër këmbësorët mund të lëvizin vetëm në dy orare, 06:00 – 10:00 dhe 16:00 deri në 18:00.

 “Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh.

Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!

Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!

Ndjesë 1000 herë, po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër! Frikë aspak, kujdes po! me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!” shkruan kryeministri në Facebook.

Mund të lexoni gjithashtu:

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 59 numri i të prekurve nga COVID-1

Drejt shërimit pacienti i dytë i prekur nga coronavirus, testi i parë negativ

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026