Mbikëqyrje e veçantë për 140 të dënuar të rrezikshëm, veç regjimit “41-bis”
Autoritetet thonë se kanë ndërmarrë një masë të re për mbikëqyrjen e veçantë të 140 të burgosurve kur me sjelljen e tyre përbëjnë rrezik për sigurinë e institucionit.
Me qëllim neutralizimin e të dënuarve apo të paraburgosurve shumë të rrezikshëm, që janë eksponentë të spikatur të botës së krimit, kjo masë është risi e reformës në sistemin e burgjeve.
Vlerësohet si risi, prej faktit se deri tani të tilla masa janë marrë vetëm për të burgosurit e regjimit “41-bis”, i cili është një regjim në të cilin trajtohen persona me rrezikshmëri shumë të lartë.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha gjatë një konferencë ku u prezantua dhe masa e re, se kjo përbën formën më të lartë të kontrollit ndaj të dënuarve.
“Regjimi i posaçëm ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi për herë të parë ndërpritet efektivisht komunikimi ndërmjet të burgosurve dhe anëtarëve të tjerë në liri duke ndërprerë zinxhirin komandues tek këto organizata kriminale. Regjimi i posaçëm është tashmë realitet dhe atij i janë nënshtruar 7 persona,” – deklaroi Gjonaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zyrtarët e lartë dhe njerëzit e drejtësisë që ranë në pranga gjatë vitit të fundit
- Indeksi Global i Drejtësisë, Shqipëria në vendin e 78-të nga 120 shtete, katër vende më mbrapa në raport me 2019-tën
- Problemet e reformës zgjedhore, ekspertët tregojnë se ç’duhet të bëjnë palët politike
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut