Rama: Pagat për bluzat e bardha do të rriten deri në 40%
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas protestave të vazhdueshme të mjekëve të Spitalit të Traumës të cilët kërkojnë lirimin e dy kolegëve të tyre nga burgu. Kryeministri tha se në çdo institucion publik do të ketë persona përgjegjës për denoncimin e rasteve te ryshfetit ndërsa e cilësoi paturpësi legalizimin e bakshishit.
“Të thuhet se ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin, është vërtetë një mesazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që gjithë lëvizja antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror, e cila ka filluar të ndihet, të shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë një barazim të të gjithë mjekëve, të të gjitha bluzave të bardha në perceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e familjarëve apo të pacientëve”, tha kreu i qeverisë.
Ai tha se sistemi shëndetësor ka njohur ndryshim gjatë 4 viteve të fundit, por kjo shtoi kryeministri nuk do të thotë se nuk po punohet që të rritet shpërblimi për mjekët dhe infermierët për të arritur brenda 4 viteve, 40% e premtuar.
“Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve e të infermierëve duhet rritur e ne do ta rrisim, siç e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral, zgjedhjet kanë sapo mbaruar, por është një zotim i planifikuar që të mbahet, që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%”, tha ai.
Kryeministri Rama ka bërë këtë deklaratë gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës, ku foli dhe për nevojën e krijimit të një hapësirë komunikimi dhe transparence mes shërbimit në shëndetësi dhe qytetarëve.
Ai tha se “shëndetësia është në pararojë e të gjithë procesit të transformimit” dhe shtoi se synimi për të realizuar autonominë spitalore është një instrument për të rritur kapacitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut