Petro Koçi: Krimi po përdor këto tre mënyra për të përfituar nga tenderat publikë
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe kreu i kësaj partie në Fier, Petro Koçi, denoncoi në Euronews Albania se bota e krimit po përfiton tenderë publikë në këtë qark.
Lidhja e protagonistëve të botës së krimit me zyrtarë të caktuar, financimi apo lidhja e subjekteve me bandat kriminale dhe kërcënimi i subjekteve konkurrente, janë sipas Koçit, 3 mënyrat sesi krimi ka shtrirë duart në financat publike.
Ai theksoi se nëpërmjet industrisë së ndërtimit po pastrohet paraja e përfituar nga droga.
“Reagimi im lidhet natyrisht me nivelin lokal, me qarkun e Fierit. Siç dihet Fieri ka një botë krimi që është konsoliduar ndër vite. Është sofistikuar protagonizimi i kësaj bote apo i strukturës kriminale. Dikur ata kishin një aleancë të drejtpërdrejt me politikën, duke qenë në komisione zgjedhore, sidomos në vitet “90 me PD-në. Më vonë janë profilizuar më pak të anshëm politikisht, por kanë kaluar në një tjetër anë, duke legalizuar biznese që sjellin fitime, siç është industria e ndërtimit ku është pastruar paraja e trafikantëve të drogës”, u shpreh z. Koçi.
Deputeti i zgjedhur nuk dha emra konkretë, por theksoi se dihen emrat e “subjekteve të ndryshme që kanë lidhje me protagonistë të botës së krimit që përfitojnë tenderë publikë”.
Z. Koçi nënvizoi se “protagonizimi i SPAK-ut ka filluar të ndikojë në opinionin publik duke rritur optimizimin”.
“PS është protagoniste absolute e nxitjes hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi. Një reformë që ka filluar të japë efekte”, tha ai.
Më herët, nëpërmjet rrjetit social Facebook, z. Koçi u bëri thirrje organet ligjzbatuese se nuk duhet të lejojnë që qyteti i Fierit t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal