Zv. kryeministri i Malit të Zi takohet me krerët më të lartë të Shqipërisë
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar vizitën e parë në Tiranë që nga koha e marrjes së detyrës. Abazoviç është takuar me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Shqiptari i Malit të Zi është takuar fillimisht me presidentin Meta, i cili apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.
“Shpresoj që të arrini objektivat tuaja dhe të forconi edhe më tej atë trans-euroatlantike të Malit të Zi që është e nevojshme për të gjithë rajonin tonë”, u shpreh presidenti Meta.
Ndërsa Abazovic vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të krijojmë marrëdhënie sa më të mira me Shqipërinë. Ju deri tani keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që marrëdhëniet të jenë në një nivel sa më të lartë, shpresoj që ashtu të jenë edhe në të ardhmen”, tha Abazovic.
Abazovic është pritur edhe nga kryeministri Rama, i cili përmes rrjeteve sociale ndau pamje nga takimi me zv. kryeministrin e Malit të Zi.
Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ne takimin e parë me Abazovic kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë.
Numri dy i qeverisë së Malit të Zi është takuar edhe me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Zëvendëskryeministri i Abazoviç u takua edhe me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë e PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta