Kancelarja Merkel mesazh të fuqishëm popullit: COVID-19, sfida jonë më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore

18 Mars 2020 | 22:07

Kancelarja gjermane Angela Merkel iu drejtua popullit të saj me një mesazh të fuqishëm ditën e sotme, ku i informoi ata për situatën e serioze të coronavirusit, por gjithashtu dha mesazhe shprese se ditët e vështira do të lihen pas.

Pjesë nga fjala e Merkel

Situata është serioze, merreni seriozisht! Që nga ribashkimi i Gjermanisë, jo, që prej Luftës së Dytë Botërore vendi ynë nuk ka pasur një sfidë të tillë, që mbështetet kaq shumë tek solidariteti ynë universal.

Ju siguroj: qeveria po bën gjithçka që mundet për të zbutur dëmet në ekonomi dhe mbi të gjitha për të mbrojtur çdo vend pune. Mundemi dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar bizneset tuaja dhe punonjësit që t’i kalojnë këto kohë sprove. Dhe jini të gjithë të sigurt se furnizimi ushqimor është i mbrojtur gjatë gjithë kohës. Nëse raftet zbrazen brenda ditës, do të rimbushen. Të gjithë atyre që po bëjnë blerje në markete u them: të keni rezerva është ide e mirë, gjithmonë madje. Por me kujdes. Të blini me tepricë, sikur të mos ketë më, është diçka e pavlerë dhe në fund të ditës tregon edhe mungesë solidariteti.

[instagram_feed=B95GPbiIzy_]

Ju lutem: Mos besoni të pavërtetat, dëgjoni lajmërimet zyrtare, që po ofrohen tani të përkthyera në shumë gjuhë. Ne jemi një demokraci. Ne nuk jetojmë përmes forcës, por në një shoqëri të dijes dhe pjesëmarrjes së përbashkët. Kjo është një sfidë historike dhe mund t’ia dalim vetëm së bashku.

Jam plotësisht e sigurt se do ta kapërcejmë këtë krizë. Por sa e madhe do të jetë sakrifica? Sa prej të dashurve tanë do të humbim? Përgjigjen e kemi në një shkallë të lartë në duart tona. Mund të veprojmë të gjithë me vendosmëri dhe së bashku. Mund të pranojmë kufizimet aktuale dhe të qëndrojmë së bashku, të jemi aty për njëri-tjetrin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026