Problematika me autobusët në kryeqytet, tejmbushje dhe pritje e gjatë në stacione
Kompanitë e transportit publik në kryeqytet nuk respektojnë orarin e lëvizjes së autobusëve.
Detyrimin për kontrollin e tyre me qëllim rritjen e cilësisë në shërbim e ka Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas kësaj agjencie në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 4500 kontrolle dhe janë vendosur 574 masa administrative.
Gjobat më të shpeshta janë pikërisht për mosrespektimin e orarit të lëvizjes.
Pavarësisht vendosjes së gjobës, e cila është vetëm 5.000 lekë, sërish situata ka mbetur po e njëjta.
Por, ndërsa flasim për orarin e lëvizjes, ky orar nuk është i pasqyruar në stacionet e autobusëve, kështu qytetarët mbesin në pritje pa kuptuar se kur po afrohet autobusi.
Përveç pritjes së gjatë, qytetarët ankohen edhe për kushtet dhe tejmbushjen e tyre.
“Po pres Zoologjikun, po bëj një orë që pres. Hajde rri këtu, të sëmurë jemi”, tha një qytetare.
“Ndonjëherë sa dalim, ndonjëherë vonohen. Sot janë vonuar, unë jam për vizitë, u mërzita me thënë të drejtën”, u shpreh një tjetër.
“Si rregull është 10-15 minuta, po ka herë që presim edhe gjysmë ore. Linjat nuk janë të rregullta, autobusët janë me sedilje pak, ja si janë 70% në këmbë”, tha një burrë.
Prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet vetëm nga operatorët privatë.
Por, përgjegjës për përmirësimin e shërbimit urban është Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike pranë Bashkisë Tiranë.
Burime nga bashkia e Tiranës thonë për Euronews Albania se së shpejti shërbimi i transportit publik qytetas do të riorganizohet.
Itineraret e 15 linjave urbane në kryeqytet, kushtet e shërbimit dhe orari i pritjes së qytetarëve në stacion janë në qendër të këtij ristrukturimi që nuk dihet ende sa kohë do të marrë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje