Basha uron 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD

18 Korrik 2021 | 16:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD në përfundim të garës brenda partisë.

“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur! Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarish vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie. Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu”, shprehet Basha.

Kreu i PD shprehet se në Këshillin e ri Kombëtar të PD ka më shumë gra dhe vajza dhe të rinj dhe theksoi se PD është e vetmja shpresë për të ndryshuar Shqipërinë.

“Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, shkruan Basha në Facebook.

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së u zgjodhën nga delegatët e Kuvendit Kombëtar, në një proces që u zhvillua të shtunën në Pallatin e Kongreseve. Delegatët e PD votuan këtë të dielë për 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD mes 600 kandidatëve.

Në listën fituese mungonin Edith Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Sipas ndryshimeve të fundit në Statutin e PD, minimalisht 90 duhet të jenë gra dhe vajza dhe 45 të tjerë anëtarë të forumit rinor të PD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026