Lojërat Olimpike, tre atletë rezultojnë të prekur nga COVID-19

18 Korrik 2021 | 16:26

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios raportuan të dielën rastet e para me COVID-19 në radhët e sportistëve që po qëndrojnë në fshatin e atletëve, që po mbushet me njerëz në prag të Lojërave që nisin javën e ardhshme.

Dy atletë nga i njëjti vend, që garojnë për të njëjtin sport dhe që ndodhen në fshatin në rajonin Harumi rezultuan pozitivë ndaj virusit, deklaruan organizatorët, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas autoriteteve të vendit pritës, të dielën në tërësi u raportuan 10 raste të reja të lidhura me lojërat, përfshirë një atlet të tretë që nuk po qëndronte në fshatin olimpik.

Bëhet fjalë gjithsesi për një rënie krahasuar me një ditë më parë, kur rastet ishin 15.

Kështu, një anëtar i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik nga Koreja e Jugut rezultoi pozitiv nga coronavirusi sapo u ul në Tokio.

Personi në fjalë ishte i vaksinuar dhe fakti që rezultoi i infektuar tregon se rreziku nga virusi prek edhe ata që e kanë marrë dozën.

Kuotat e infeksionit po ngjiten në radhët e popullsisë në Tokio, duke kaluar 1 mijë raste të reja për të katërtën ditë rresht.

Sondazhet tregojnë se shumica e japonezëve e kundërshtojnë mbajtjen e lojërave që shoqërohet me fluksin e vizitorëve që ngjarja sportive tërheq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026