Sërish përmbytje në Gjermani, Merkel viziton zonat e dëmtuara
Përmbytje të reja përfshinë pjesë të Gjermanisë ditën e diel, duke vrarë të paktën një person dhe duke rënduar më tej si dëmet materiale, ashtu edhe bilancin e viktimave të shkaktuar nga përmbytjet e mëhershme, që llogaritet mbi 150.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e shoqëruar nga autoritetet vendore të rajonit Rineland Palatinate vizitoi të dielën qytetin Shuld, një nga më të goditurit nga përmbytjet. Infrastruktura e qytetit është shkatërruar, rrugët janë mbuluar nga balta, sistemi shëndetësor është në kolaps, ndërsa rrjetet telefonike dhe ato të internetit janë po ashtu të paralizuara.
Merkel foli me banorët, administratorët e qytetit dhe punonjësit e shërbimeve të emergjencave, që po ndihmojnë në pastrimin e zonës. “Situata në këtë rajon është surreale dhe e tmerrshme”, deklaroi Merkel.
Video të postuara në rrjetet sociale treguan vërshime të ujërave që mbulonin rrugët në rajonin Bad Shandau, në lindje të Gjermanisë. Bëhet fjalë për katastrofën më të rëndë natyrore në thuajse 6 dekada, e shoqëruar me 156 të vdekur në total.
Rreth 110 persona humbën jetën në rajonin Ahrvajler, në jug të Këlnit, ndërkohë që trupa të tjerë të pajetë pritet të gjenden teksa ujërat po tërhiqen. Ndërkohë, banorët e qytetit Bad Nojenahr Ahrvajler kanë përfituar nga moti i mirë për të nisur rindërtimin e shtëpive të tyre dhe për pastrimin e baltës së sjellë nga shirat e dendura.
Ekipet e shpëtimit u ofruan banorëve pije dhe ushqime falas, ndërkohë që automjetet që do të bënin pastrimin e zonës qëndruan në radhë në hyrje të qytetit për shkak të kushteve të vështira.
Në qytet, rrugët e dëmtuara, makinat e përmbysura, godinat e shembura dhe pemët e rrëzuara mund të shihen kudo.
Ndërkohë, më i dëmtuari rezulton shteti i Rehnit Verior-Vestfalia. Shkencëtarët deklarojnë prej kohësh se ndryshimet e klimës do të sjellin reshje më të dendura.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut