Bujar Nishani e quan një teatër absurd Kuvendin Kombëtar të PD-së, kritika ndaj Bashës
Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të kësaj partie një teatër absurd që duhet të harrohet sa më shpejt.
“PD vinte në këtë Kuvend më e përçarë se kurrë dhe me një strukturë në kaos, të lënë në mëshirën e fatit për vite me radhë. PD vinte në këtë Kuvend pa asnjë kolonë identiteti si parti konservatore, pa ideologji, pa ekip përfaqësues, me humbje të madhe besimi pas dështimit të rëndë elektoral”, shkruan Nishani në rrjetin social Facebook.
Ai nuk kursen edhe kritikat ndaj kryedemokratit, pasi shprehet se Kuvendi Kombëtar u mblodh për hallet e Bashës dhe jo për të adresuar hallin politik të PD-së dhe demokratëve.
“Të vetmet ndryshime statutore ishin kundër vetë partisë, kundër vetë anëtarëve të partisë. Shndërrimi i Këshillit Kombëtar nga një institucion i lartë vendimmarrës në copëzim departamentesh këshillimore e dëmton rëndë vetë partinë”, shprehet ndër të tjera ish-presidenti.
Teksa rendit, sipas tij arsyet e dështimit të Bashës në krye të PD, Nishani thotë se privilegjet e pamerituara që fitoi e vazhdon t’i keqpërdorë i shndërroi në shkatërrimin dhe degradimin e të gjithë partisë, në shkatërrimin e vlerave, interesave dhe jetës individuale e familjare të demokratëve anekënd vendit.
“Ky Kuvend kishte shumë punë për të bërë por nuk bëri asnjë ! E vetmja retorikë dhe akt statutor i këtij Kuvendi ishte garantimi i “represionit” të L. Bashës mbi Partinë Demokratike. L. Basha vendosi pas 8 vitesh ti tregojë “dhëmbët” e pushtetit të tij anëtarësisë, simpatizantëve, veprimtarëve, votuesve të Partisë Demokratike”, thekson ai.
Ky reagim z. Nishani vjen dy ditë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar, ku vetë ai nuk mori pjesë.
Një ditë më parë, kjo parti shpalli edhe listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Pjesë e kësaj liste nuk ishin Edith Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq