Lokalet mbyllur për protestë, Rama thekson se muzika do vijojë të ndalohet në mbrëmje
Dhjetëra sipërmarrës lokalesh në Vlorë mbyllën sot bizneset në shenjë proteste kundër kufizimeve të aktivitetit për shkak të pandemisë. Kryeministri Edi Rama reagoi duke theksuar se plani i qeverisë nuk do të ndryshojë dhe se kufizimi i muzikës do të shtyhet vetëm me një orë pas datës 20 korrik.
Ditën e sotme pronarët e lokaleve në “Lungomare” mbyllën bizneset në shenjë proteste kundër masave kufizuese – caktuar nga qeveria në konsultim me Komitetin Teknik të Ekspertëve – që ndalon muzikën pas orës 22:00 dhe aktivitetin pas orës 00:00. Protesta e tyre u mbështet edhe nga sipërmarrës në Lezhë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkroi se nuk do të ketë ndryshime nga plani i njoftuar në fillim të sezonit turistik:
“Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23:00, në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.”
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.
— Edi Rama (@ediramaal) July 19, 2021
Mbyllja e lokaleve në Vlorë nisi si rrjedhojë e përplasjeve që u shënuan mbrëmjen e së dielës me policinë.
“Sot kemi marrë vendim të kemi mbyllje totale 24 orë […] pothuajse të gjithë janë mbyllur përveç disave që kanë administratorë nga Tirana […] vjet në këtë kohë COVID-19 ishte më i theksuar dhe ne ishim më të lirë, dhe nuk ishim kaq të provokuar,” – tha për mediat Ervin Sota, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.
“Muzika nuk sjell COVID, as orari nuk sjell COVID” – theksoi më tej Sota.
Përplasjet me policinë nisën pasi lokaleve iu kërkua të mbyllej muzika, mirëpo në shenjë proteste disa prej tyre vendosën himnin kombëtar në mbyllje të aktivitetit. Për këtë policia ka gjobitur administratorët e një lokali me 1 milion lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës