“Gara” me shpejtësi 225 km/h në rrugën Fier-Vlorë, policia 2300 euro gjobë dy drejtuesve

20 Korrik 2021 | 15:43

Policia gjobiti me 288 mijë lekë – rreth 2300 euro, – dy drejtues makinash që lëviznin me shpejtësi skëterrë në rrugën Fier-Vlorë.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë dy makina tip “Lamborghini” dhe “BMW” që i afrohen vendqëndrimit të patrullës me shpejtësi 225 kilometra në orë. Makinat drejtoheshin nga persona me origjinë nga Kosova dhe rezidencë në Zvicër, të cilët nuk iu bindën as urdhrit për t’u ndaluar.

Sidoqoftë ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMW-së.

I.B (40 vjeç) e drejtonte makinën “Lamborghini” pa targa, ndërsa M.N (36 vjeç) e ngiste makinën “BMW” pas tij ngjashëm me shpejtësi duke dhënë të mendohet se të dy po garonin bashkë.

Rruga Fier-Vlorë, e ndërtuar vitet e fundit sipas standardeve evropiane me korsi të gjera dhe trafikndarëse të larta ka si kufi shpejtësie 110 kilometrat në orë. Ajo është kthyer kohët e fundit në problem serioz pasi shumë drejtues makinash udhëtojnë me shpejtësi tej normave.

Më 25 qershor në një pjesë të kësaj rruge humbi tragjikisht jetën familja Gushi – dy prindërit Eduart e Silvana dhe vajzat Anastasia (14 vjeçe) dhe Eva (9 vjeçe).

Për shkak të kësaj tragjedie policia dhe bilancit prej 90 viktimash në 5 muaj, policia ka shtuar kontrollet ndërsa pak muaj më parë u miratua dhe ashpërsimi i Kodit Rrugor me gjoba edhe më të rënda për tejkalimin e shpejtësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026