Sekuestrohen mbi 1 kg kokainë në Durrës, arrestohen 4 persona
Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona si dhe ka sekuestruar 1 kg e 63 gr kokainë, 1 armë zjarri, 2 automjete dhe municione luftarake.
Në prangat e policisë kanë rënë Arian Plaku, Edmond Gjyzeli, Ilir Peraj dhe Stavri Marku.
Arian Plaku dhe Edmond Gjyzeli u arrestuan në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, teksa ishin duke udhëtuar me mjetin tip “BMW”.
Brenda makinës Policia sekuestroi lëndën narkotike, si dhe gjatë kontrollit fizik, Edmon Gjyzelit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë.
Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, goditi automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, tentoi të nxirrte nga brezi armën e zjarrit.
Ndërsa, Ilir Peraj i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” dhe Satvri Marku, u arrestuan pasi janë të dyshuar si të implikuar në veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve