Lokalet në Vlorë afat qeverisë deri në fund të javës për plotësimin e kërkesave, Sota: Në të kundërt do vijojmë protestën
“Ne kemi lënë një afat dhe një nga opsionet është që ta vazhdojmë përsëri protestën në mbyllje totale”. Kështu u shpreh kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve në Vlorë, Ervin Sota teksa komentoi për Euronews Albania 3 kërkesat e tyre ndaj qeverisë për këtë sezon veror.
Ai theksoi se koha në dispozicion për zbatimin e kërkesave ndaj qeverisë është deri në fund të kësaj jave.
“Besoj që kjo javë do t’i mjaftojë kryeministrit”, tha z. Sota teksa ftoi kryeministrin për të biseduar me ta edhe për çështjen e ndotjes akustike.
“Ne kemi filluar takimet me prefektin e qarkut Vlorë. Kemi pasur një takim me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli. Pata një takim më nëndrejtorin e policisë për bashkëpunim me njëri-tjetrin për të pasur një muzikë në sfond sa më të pranueshme për të gjithë baret”, tha ai.
Z. Sota ngriti si shqetësim edhe prezencën e uniformave blu në zonën e Lungomares, të cilën e quajti një presion psikologjik ndaj turistëve. Ai sugjeroi se do ishte më mirë nga ana e policisë që të kishte më shumë civilë sesa patrulla policie.
Pronarët e lokaleve në Vlorë kërkojnë nga qeveria që muzika të lejohet deri në orën 00:00, ora policore për lëvizjen e qytetarëve duhet të jetë deri 02:00, si dhe prani të ulët të forcave policore me uniformë në zonat turistike.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut