Burimet spitalore konfirmojnë për Euronews Albania: Shkon në 35 numri i të shtruarve te Infektivi

20 Mars 2020 | 08:31

Shqipëria vijon të përballet me përhapjen e pandemisë së infeskionit COVID-19. Teksa ditët kalojnë, numri i të infektuarve ka ardhur në rritje duke shtuar edhe fluksin e punës së mjekëve pranë Spitalit Infektiv në QSUT.

Burimet spitalore i thanë sot Euronews Albania se tre pacientë të tjerë janë shtruar në Spitalin Infektiv duke e çuar numrin në 35. Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e saj ka raportuar se numri i të prekurve deri ditën e djeshme ka qenë 64 persona.

Shqipëria ka nisur të marrë masa drastike për të përballur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, ndërsa qeveria ka prezantuar mbrëmjen e djeshme një plan mbështetës me shtatë pika për bizneset dhe për individët, të cilët kanë mbyllur veprimtaritë e tyre për shkak të masave shtrënguese të strukturave shtetërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera

Në ditën e pestë të protestës, një protestuese ka tentuar të hyjë në ambientet e Kryeministrisë në Tirana, por është ndaluar nga forcat e Policisë...
20:00 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026