Njohja e Kosovës, 11 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë
22 korriku shënon 11 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Deri me tani shtetin me te ri ne Evrope e kane njohur 117 shtet.
Shteti i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës ishte Kosta Rika që ditën kur edhe u bë shpallja më 17 shkurt 2008, duke u pasuar nga SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe dhe Afganistani një ditë më vonë më 18 shkurt 2008.
Shteti i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli, njohje kjo që erdhi më 1 shkurt të këtij viti dhe ishte rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhe ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Ne mesin e vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën janë dhe 5 shtete të BE si Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania dhe Qipro, që ende nuk e pranojnë pavarësinë e shtetit më të ri në kontinentin evropian.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus