‘Ndaloni punimet në Gjirokastër’, UNESCO: Bypassi po dëmton vlerat e qytetit
Ndërtimi i bypassit në qytetin muze të Gjirokastrës po vazhdon, edhe pse Komisioni i UNESCO-s ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punës.
Në një raport të gjatë mbi gjendjen e trashëgimive kulturore të regjistruara në UNESCO flitet dhe për Gjirokastrën dhe kërcënimet që mund të shkaktojë ky projekt, i cili synonte devijimin e qarkullimit të automjeteve nga zona muzeale.
Në vitin 2016 qeveria shqiptare paraqiti projektin për bypassin e Gjirokastrës, dhe që atëherë komisioni i UNESCO kërkoi që ai të rishikohej. Në 2019 pala shqiptare njoftoi për pezullim të projektit, edhe pse nuk ndodhi.
Mirëpo, në relacion kushtuar Gjirokastrës thuhet se në 2021 qeveria paraqiti një kërkesë për rishikimin e një propozimi të ri për projektin e bypassit, por pala e mbrojtjes së trashëgimisë botërore kërkoi informacion shtesë, të cilën qeveria shqiptare nuk ia vuri në dispozicion.
Në të tilla kushte, UNESCO do të miratojë një rezolutë që kërkon ndalimin e punimeve, por edhe nisjen e një misioni që do të verifikojë gjendjen në qytetin e Gjirokastrës dhe do të bëjë rekomandimet e duhura.
Duke qenë se Gjirokastra është në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s, asnjë ndërhyrje nuk mund të behet pa marrë miratimin dhe rekomandimet e tyre, sepse çdo ndërhyrje që dëmton vlerat kulturore i rrezikon statusin.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona