Protestë për rrugën, banorët e Senicës bllokojnë punimet në aksin Kardhiq-Delvinë
Banorët e fshatit Senicë në Delvinë protestuan për ndërtimin e rrugës që lidh fshatin e tyre me projektin Kardhiq-Delvinë. Për 1 orë ata bllokuan punimet në këtë aks. Kryeplaku i fshatit Pipo Cambiri theksoi se i është drejtuar kryeministrit Rama për problemet e Senicës.
“I jemi drejtuar kryeministrit dhe po i them, hajdeni dhe bëni atë që na takon. Nuk duam luks, por të vijë makina. Gjëtjetër duam ujin sipas standardeve”, tha kryeplaku.
Banorët thanë se kërkojnë vetëm 250 m rrugë që të çon në fshatin Senicë dhe ujësjellësin që është dëmtuar nga punimet aktuale.
“Jeta këtu është shumë e vështirë, nuk kemi as rrugë dhe as ujë”, shprehet një banore.
“Rrugën e rregulluam me kontributet tona dhe erdhi firma e prishi”, tha një tjetër banor.
Nënprefekti i Delvinës, Agron Kohila tha për Euronews Albania se u ra dakord me firmën ndërtuese që rruga të ndërtohet së shpejti dhe problemet e këtij fshati do të gjejnë zgjidhje.
“Ramë dakord që rruga të zhbllokohej dhe në një kohë të afërt të shihet mundësia për të sistemuar rrugën që shkon në fshatin Senicë”, tha nënprefekti.
Pas 1 ore protestë, punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë rifilluan dhe banorët u larguan qetësisht. Senica ndodhet në rrethin e Delvinës dhe komuniteti i kësaj zone synon kthimin e këtij fshati në një atraksion turistik, pasi ka dhe një arkitekturë të vjetër dhe të ngjashme me qendrat muzeale.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta