‘Stoku i dosjeve i papërballueshëm’, kryeprokurori Çela: Situata do përkeqësohet në vjeshtë
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se stoku i dosjeve në prokuroritë e vendit po bëhet i papërballueshëm dhe situata pritet të përkeqësohet në vjeshtë.
Nga tryeza e zyrtarëve të lartë që shënoi 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, kryeprokurori shtoi se shkak i kësaj situate janë vakancat e krijuara në strukturat e prokurorisë.
“Rrezikojmë që stoku i dosjeve që po krijohet në disa prokurori, të bëhet gati i papërballueshëm në kushtet e vonesës të organizimit të strukturave të prokurorisë në funksion të asaj se çfarë do të bëhet me hartën gjyqësore. Kjo kërkon edhe masa të tjera, ndryshme në shkollën e Magjistraturës, kohëzgjatjen e viteve të studimit për studentët. Ka nevojë që viti i tretë duhet të jetë një vit pune”, u shpreh ai, teksa shtoi se duhet të ndryshohet me emergjencë edhe harta gjyqësore.
Kryeprokurori nënvizoi se është shumë i rëndësishëm dixhitalizimi, që ka të bëjë me dosjet elektronike.
“Ne duhet të shohim drejt së ardhmes, e cila është dixhitalizimi. Duhet të ecim shpejt. Duhet të dimë se kur do të jemi pas 10 vitesh. Ne duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, ajo duhet të jetë synimi ynë. Ajo do të rrisë evidencën, do të ulë kostot, burimet njerëzore, do të rrisë kontributin tonë dhe në nivel ndërkombëtar në goditjen e krimit”, përfundoi ai.
Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadorja Yuri Kim, si dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Ambasadorja amerikane tha se Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe tashmë është koha që shqiptarëve t’u kthehet besimi te drejtësia.
Ndërkohë ambasadori Soreca u shpreh se “vijimi i reformës është me rëndësi” dhe duhet të jetë “prioritet i prioriteteve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë