Dua Lipa në Tiranë, i bashkohet nismës së rindërtimit ‘Adopto një kopsht”
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa prej ditës së djeshme ndodhet Shqipëri.
Këtë të premte Dua i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një kopsht”.
Në kopshtin numër 42, këngëtarja la gjurmën e saj në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Kopshti ka për të qenë shumë i bukur dhe po ndihem shumë krenare që mund të marr pjesë ‘Sunny Hill Foundation’ për këtë kopsht. Të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare”, tha Dua Lipa.
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha se projekti i këngëtares për transformimin e këtij kopshti është me standarde europiane.
“Kemi zgjedhur një kopsht që është mu në zemër të Tiranës. Do ketë 300 fëmijë. Shpresoj të bëhen të gjithë të suksesshëm si ty dhe të shkëlqejnë, sepse unë besoj që kur fëmijët rriten mirë, mund të bëhen qytetarë të mirë. Dua është sot artistja më e famshme në botë, por mbi të gjitha është një vajzë e mirë. Nuk mjafton vetëm të jesh artist i mirë – ne kemi pasur plot artistë të mirë – duhet të jesh edhe një njeri i mirë. Dua është një njeri i mirë. Sot ka adoptuar këtë kopsht që ne do ta quajmë kopshti dhe çerdhja “Sunny Hill”, siç quhet fondacioni i saj, bashkë me dy miqtë, Kujtimin dhe Arbenin”, tha kryebashkiaku Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut