Mbi 13 mijë persona të vaksinuar në 24 orë sipas ministres së Shëndetësisë

23 Korrik 2021 | 21:52

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se më shumë se 13 mijë qytetarë janë vaksinuar këtë të premte, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera në total.

Duke theksuar rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit “Delta” të COVID-19, znj. Manastirliu ftoi qytetarët që të vaksinohen gjatë fushatës “java e hapur e vaksinimit +18 vjeç”.

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqendruar kudo në vend”, apelon znj. Manastirliu.

Ministrja bëri me dije se ditën e hënë do të mbërrijnë në vendin tonë 44 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa pritet që vendi të furnizohet me vaksina edhe në vijim përmes kontratave të lidhura.

Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e diel nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.

Nga mbi 1.1 milionë vaksinime janë rreth 484 mijë qytetarë që i kanë marrë të dy dozat vaksinës anti-COVID.

Shqipëria nisi në datë 11 Janar 2021 fushatën e vaksinimit ku qendra e parë u hap në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026