Përfundon afati për regjistrim online për klasat e para, asnjë përgjigje nga institucionet
Shqipëria aplikoi për herë të parë këtë vit, regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, përmes portalit e-Albania.
Të dhënat paraprake tregojnë se nga data 15-30 qershor janë kryer 5580 aplikime në 182 shkollat ku u pilotua ky proces.
Pas regjistrimit në e-Albania, prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijës, duhet të ishin njoftuar nga Institucioni Arsimor elektronikisht, në rast pranimi ose refuzimi të regjistrimit nga data 3-10 korrik 2021. Por, kjo nuk ka ndodhur.
Teksa portali mban përgjegjësi vetëm për realizimin e aplikimit online, shqyrtimi i tyre dhe kthimi i përgjigjes është detyrë e institucionit arsimor.
Euronews Albania kontaktoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar për mungesën e përgjigjes për regjistrimin e fëmijëve.
“Institucionet arsimore/shkollat në periudhën 3 deri në 10 korrik kanë bërë vlerësimin e aplikantëve nëse kërkesa për regjistrim është sipas rregullave apo jo. Kryesisht nëse adresa e aplikantit përkon apo jo me shkollën ku i takon të mësojë sipas përcaktimeve të adresave nga Njësitë e Vet qeverisjes Vendore. Në rastet kur aplikanti ka bërë regjistrim jashtë zonës së banimit, kërkesa refuzohet dhe aplikantin i shkon një mesash informues”, u tha nga ky institucion.
Drejtoria thotë se mungesa e mesazheve informuese në rast pranimi apo refuzimi të aplikimit, ka ndodhur për shkak se në disa raste personat përgjegjës në shkolla kanë pasur probleme me aksesin në llogaritë e tyre për kthimin e përgjigjeve.
Rregullorja e institucioneve arsimore përcakton se “Fëmija regjistrohet në shkollën që mbulon zonën e tij të banimit”.
Por për disa lagje, kryesisht në Tiranë, prindërit nuk kanë gjetur emrin e shkollës që mbulon zonën e tyre të banimit, duke mos mundur të kryejnë dot aplikimin.
Ndërkohë Ministria e Arsimit po analizon me kujdes procesin dhe ka planifikuar vazhdimin e regjistrimit në një fazë të dytë, që do të jetë para fillimit të vitit mësimor, nëpërmjet e-Albania ose fizikisht.
Arsimi fillor në Republikën e Shqipërisë është i detyrueshëm, ndaj pavarësisht problematikave që janë hasur, në shtator çdo fëmije i lind e drejta për t`u regjistruar në një nga shkollat publike të arsimit 9- vjeçar, pranë zonës së tij të banimit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut