Macron viziton Tahitin, vendasit presin kompensim për pasojat e testeve bërthamore
Presidenti i Francës, Emmanual Macron mbërriti në Tahiti këtë të diel për të vizituar Polinezinë Franceze.
Me mbërritjen e tij në Tahiti, që ka 12 orë diferencë me Parisin, Macron u prit me një orero, një simbol i ‘mbrojtësit’ në kulturën polineziane.
Vizita e Macron pritet të fokusohet në ndryshimet klimaterike, ndikimin gjithnjë e më të vendosur të Kinës në rajonin e Paqësorit si edhe vazhdimësinë e trashëgimisë franceze në këto zona, në lidhje me testet nukleare.
Vendasit në arkipelagun e shpërndarë në mbi 100 ishuj, i cili ndodhet mes Meksikës dhe Australisë, kanë shpresë se Macron do të mbaj premtimin për të kompensuar viktimat e rrezatimit radioaktiv, të cilët vuajtën pasojat e dekadave të tëra të testeve nukleare që Franca bëri këtu, me qëllim zhvillimin në fushën e armëve bërthamore.
Këto teste mbeten një burim i thellë zemërimi për vendasit, dhe provë e prekshme e sjelljeve raciste të kolonizatorëve që e kanë shpërfillur tërësisht vlerën e jetës së banorëve aborigjen në vendet e pushtuara prej tyre.
Gjatë 4 ditëve të ardhshme, Macron pritet të vizitojë 4 zona të shpërndara në një territor mes oqeanit që është i madh sa e gjithë Europa.
Ky udhëtim synon të përforcojë lidhjen mes Parisit dhe ish-kolonive të tij në Oqeanin Paqësor.
Kjo vizitë gjithashtu pritet të përfshijë diskutime mes Macron dhe zyrtarëve në Tahiti, rreth planeve për të organizuar ngjarjet sportive të sërfit, gjatë Lojërave Olimpike 2024 që pritet të organizohen në Paris.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë