Policia e gjeti të pajetë, nënë e bijë dyshohet se vranë kryefamiljarin në Klos
Ylber Lezi, 47-vjeç, humbi jetën pas një konflikti me bashkëshorten dhe vajzën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël në Klos, teksa policia dyshon se ai u vra.
Fqinjët ishin ata që njoftuan policinë pas konfliktit në familje. Policia e gjeti 47-vjeçarin të pajetë me shenja dhune në trup, të cilat dyshohet se u shkaktuan nga goditja me sende të forta.
Për rrjedhojë autoritetet arrestuan gruan dhe vajzën e viktimës, të cilat nuk ua hapën derën punonjësve të policisë. Këta u detyruan të hynin me forcë.
Familja Lezi jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa fqinjët dëshmojnë se 47-vjeçari ishte dhe konsumues i alkoolit.
Banorët e zonës kanë treguar se për shkak të mungesës së të ardhurave, familjes i ishte shkëputur dhe energjia elektrike.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës