Të plagosurit nga aksidenti në Kroaci jashtë rrezikut për jetën, thotë deputetja
Udhëtarët e plagosur në aksidentin tragjik në Kroaci nuk janë në rrezik jete dhe aktualisht po marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Kështu u shpreh për Euronews Albania, deputetja shqiptare në Kroaci, Emina Lekaj-Përlaskaj, e cila ka mundur t’u gjendet pranë të mbijetuarve.
“17 [të plagosur] pritet të dalin nga spitali, 15 qëndrojnë në një hotel, 3 të tjerë janë në ndjekje mjekësore intensive, por jo në rrezik jete, 2 të tjerë janë dërguar në Zagreb, ku njëri prej tyre ka pasur probleme me shpinën […] në përgjithësi jeta e tyre nuk është në rrezik, por kanë më së shumti trauma psikologjike,” – u shpreh deputetja Lekaj-Përlaskaj.
Deputetja me origjinë nga Prizereni, e cila jeton prej 30 vitesh në Rijekë të Kroacisë dhe përfaqëson pakicat prej tre legjislaturash, tha se të mbijetuarve u është mundësuar asistenca psikologjike dhe komunikimi me përkthyes, ndërsa gjatë së dielës autoritetet kanë identifikuar 6 nga viktimat.
Mëngjesin e së dielës një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës duke lënë 10 të vdekur dhe 44 të plagosur.
Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit, i cili, sikurse tha dhe deputetja Lekaj-Përlaskaj, ishte përgjumur në timon pak pasi udhëtarët kishin kryer një pushim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus