Cirku Kombëtar pa çadër, vendimi për lirimin e truallit pa prezencën e palës mbrojtëse
Vendimi që Cirku Kombëtar të lirojë truallin është marrë pa qenë prezentë përfaqësia e tyre. Sipas artistëve pala mbrojtëse, në këtë rast Ministria e Kulturës nuk ka pasur informacion për mbajtjen e seancës gjyqësore mbi pronësinë e truallit ku ndodhet Çadra e Cirkut.
“Ka marrë një sipërfaqe toke prej 1073 metrash ku ndodhet çadra e Cirkut Kombëtar. Prej ditësh ne kemi bërë publike edhe në media një fenomen dhe një problem të tillë, ku kemi parë që nuk është mbrojtur dhe nuk është paraqitur në seancën gjyqësore pala e Ministrisë së Kulturës”, tha Julian Kazazi, kryetar i Sindikatës së Artistëve.
Në një takim të zhvilluar me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Kulturës, këtë të hënë, ata kanë vendosur që këtë problem të kahershëm ta adresojnë në të gjitha hallkat e gjyqësorit.
“Duke qenë se Ministria e Kulturës nuk ka marrë informacionin në kohën e duhur, jemi brenda afateve për ta apeluar vendimin e 2019, që i takon 1073 metrave tokë. Nëse e kthejmë në vlerë monetare, janë 5 mln euron pronë publike, e qytetarëve shqiptarë, jo e Cirkut Kombëtar. Do t’i drejtohemi edhe SPAK, sepse normalisht nuk mund të bëhet një gjyq për një pronë 5 mln euro dhe askush të mos dijë asgjë në këtë vend “, u shpreh Xhejms Kodra, akrobat.
Një javë më parë zyra e përmbarimit, kërkoi uljen e çadrës dhe lirimin e truallit ndaj pronarit, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut, ndërsa vetë artistët për këtë problem, që e lë cirkun pa një vend, nisën një shkresë zyrtare në Kryeministri dhe Presidencë.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës