Policia dhunon dy gazetarë, po filmonin një aksion antidrogë në Tiranë
Një aksion antidroge i Forcave Speciale në Tiranë u kthye në një incident dhe dhunë ndaj dy gazetarëve në Tiranë, që rastësisht ishin të pranishëm në vendin të ngjarjes.
Pamjet e filmuara nga një qytetare tregojnë se si të paktën 5 efektivë policie rrethojnë një automjet “Mercedes Benz” në zonën pranë Akademisë së Forcave Ushtarake, në atë që policia sqaroi më vonë se ishte një aksion antidrogë.
Gazetari Ergys Gjençaj dhe kolegia e tij Klodiana Lala nga televizioni News 24 u përballën me dhunë fizike dhe verbale nga efektivët e policisë, të cilët shfaqen që shtrinë në tokë gazetarin Gjençaj, shtynë gazetaren Lala dhe tërheqin me forcë një qytetare në një biznes ngjitur.
Policia nuk ia doli ta kapë menjëherë shoferin e makinës “Benz”.
Personi që ndodhej në brendësi të automjetit i identifikuar si, Altin Gega që u bë shkak për përplasjen e policisë dhe gazetarëve u ndalua nga blutë rreth 2 orë pas incidentit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) e quajti dhunën ndaj gazetarëve një “incident të rëndë” dhe “arrogancë policore”.
UGSH kërkon marrjen e masave ndaj punonjësve të policisë për këto veprime, duke thënë se ky ishte një rast i përsëritur.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës