Mbërrijnë sot në Kosovë trupat e viktimave nga aksidenti në Kroaci

28 Korrik 2021 | 10:44

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci mbërrijnë sot në Kosovë. Ministri i Brendshëm konfirmoi lajmin dhe shtoi në deklaratën e tij se po punohet që shoferi i autobusit të gjykohet në Kosovë.

Komuna e Gjakovës është ndër më të goditurat nga ky aksident me 5 viktima, 2 janë nga Rahoveci, të tjerë nga Prizreni, Podujeva, Juniku dhe Peja.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi konfirmoi për Euronews Albania se trupat e pajetë rreth orës 10:30 ishin afër Muriqanit dhe rreth orës 12:30 pritet të mbërrijnë në morgun e Kosovës.

Ai sqaroi se me ndihmën e autoriteteve do të bëhet dërgimi i viktimave në familjet e tyre dhe me ndihmën e familjeve apo fisit dhe komunave të Kosovës do të organizohet funerali rreth orëve të vona të pasdites.

Latifi tha se përveç personave që janë kthyer janë edhe 15 të mbijetuar nga aksidenti tragjik që po mjekohen në Kroaci.

Të dielën një autobus i Kosovës, që udhëtonte tranzit në Kroaci u aksidentua dhe si pasojë 10 persona humbën jetën, ndërsa 44 të tjerë u lënduan.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026