Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

28 Korrik 2021 | 15:39

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit përplasi politikën shqiptare. PD pretendoi se ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, ndërsa për PS ky raport ishte më i miri ndonjëherë.

Në dokumentin e ODIHR flitet për disa probleme që kanë qenë në 2017-ën, dhe disa të tjera që shtohen për 2021-shin dhe theksohen si rekomandime prioritare për t’u përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Rekomandimi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor përsëritet në rekomandimet e vitit 2021, me nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që theksohet në pikën e parë të rekomandimeve për 2021-shin është konsensusi që duhet për të qartësuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Një tjetër problem në këto zgjedhje, evidentuar edhe në 2017-ën, lidhet me fshehtësinë e votës dhe presioni për votuesit.

Po ashtu, edhe shitblerja e votës mbetet një problem për të cilin ODIHR kërkon zgjidhje, njëjtë siç kishte kërkuar pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në raport theksohet se duhen hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet gjithashtu të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti blerje votash ose presioni.

Mbrojtja e të dhënave personale, kryesisht e shkaktuar nga publikimi i sistemit të patronazhistëve pak ditë para zgjedhjeve, është një tjetër shqetësim që ka ODIHR.

Në raport kërkohen ndryshime ligjore që do i jepnin pavarësi mediave e do i mbante larg presioneve financiare gjatë fushatave. Rrjedhimisht, lajmet nuk do kontrolloheshin e as prodhoheshin nga partitë.

Ndërkohë, çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuara apo transparenca për materialet zgjedhore, ndryshe nga raporti i 2017-ës, në dokumentin e 2021-shit, nuk përmenden më si këshilla parësore.

Megjithëse zgjedhjet ndryshojnë, teknologjia e përdorur po ashtu, edhe paratë e shpenzuara rriten, problematikat mbeten të njëjta. Në çdo palë zgjedhje shtrohet diskutimi për një reformë të re dhe gjërat ndryshojnë vetëm pak muaj para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit, pa i lënë kohë as institucioneve.

Reformat zgjedhore pak muaj para zgjedhjeve kanë treguar se nuk kanë qenë plotësisht të efektshme, dhe në shtator, një nga detyrat më emergjente të Parlamentit të ri do të jetë përfundimi sa më shpejtë i paketës ligjore për zgjedhjet. Parlamenti i ri do na gjejë sërish me nevojën për një reformë zgjedhore dhe dialog mes palëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026