Britania heq karantinën e detyrueshme për shtetasit nga BE dhe SHBA të vaksinuar me 2 doza
Autoritetet shëndetësore në Britani vendosën ditën e mërkurë se të gjithë ata shtetas që vijnë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë nevojë të karantinohen. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Transporteve dhe u mirëprit nga kompanitë ajrore dhe ato të transporteve.
Nga data 2 gusht, të gjithë ata persona që kanë marrë vaksinat e aprovuara nga agjencitë e medikamenteve në Europë dhe SHBA nuk do të duhet të karantinohen në mbërritjen e tyre në territorin britanik.
Sipas të gjitha gjasave, ky vendim i qeverisë britanike do ndiqet dhe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, udhëtarët do të duhet ende të testohen para nisjes dhe pak pas mbërritjes në Angli.
“E kemi thënë gjithnjë që duhet të veprojmë në linjë me atë që po ndodh në botë, sigurisht fakti që pjesa më e madhe e njerëzve në Europë dhe SHBA janë vaksinuar na bën që të ndërmarrim vendimin për t’i lejuar ata që janë vaksinuar me dy doza të shmangin karantinën, për sa kohë ata testohen përpara se të nisen dhe pasi të mbërrijnë”, tha Grant Shapps, ministri britanik i Transporteve.
Në anën tjetër, SHBA vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë për vizitorët britanikë, kështu që për kompanitë si ‘British Eirways’ dhe ‘Virgin Atlantic’, fluturimet do të jenë kryesisht nga SHBA drejt Britanisë. Pas lajmit të bërë të ditur ditën e mërkurë, aksionet e kompanive në fjalë u rritën me respektivisht 4 dhe 5%.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut