Zjarr masiv në Karaburun, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë
Prefektura e qarkut Vlorë ka kërkuar mbrëmjen e sotme ndihmën e ushtrisë për të shuar një zjarr masiv që është përhapur ditët e fundit në anën jugperëndimore të gadishullit të Karaburunit.
Flakët kanë përfshirë një zonë me reliev të lartë pranë gjirit të Brisanit me drejtim Ravenën. Autoritetet lokale nuk kanë mundur ta vënë nën kontroll për shkak se terreni është i vështirë dhe zjarri favorizohet nga erërat e forta.
Burime nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë thanë për Euronews Albania se nga zjarri mund të jenë djegur rreth 10 hektarë shkurre dhe pemë.
Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj konfirmoi për Euronews Albania se me kërkesë të prefekturës, pritet ndërhyrja e ushtrisë. Informacionet paraprake flasin për një operacion që mund të nisë rreth orës 04:00.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar prej pak javësh se temperaturat e larta që do të përfshinin vendin mund të shtonin rastet e zjarreve në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës