Kosova nuk duhet të vetë-izolohet nga nismat rajonale, thotë diplomati

29 Korrik 2021 | 19:40

Diplomati Arben Çejku është i mendimit se pjesëmarrja në nismën rajonale “Open Balkans” do t’i sillte më tepër përfitime se sa humbje Kosovës.

Duke komentuar zhvillimin e Forumit Ekonomik të Shkupit, Çejku tha se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të vetë-izolohen nga nisma të tilla. Ai uroi që marrëveshjet e firmosura të vihen në zbatim dhe paralelisht të vijohet me aspiratën e integrimit në BE.

“Nga bashkëpunimi rajonal nuk ka të humbur,” – theksoi diplomati Çejku.

Diplomati tha se nisma “Open Balkans” duhet parë më shumë në rrafshin e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe jo dypalëshe me një shtet specifik si Serbia. Këtu ai tha se për Kosovën ka një çështje më vete dhe me gjithë sfidat që ajo ka “nuk duhet të tërhiqet në një strategji izoluese kur vjen puna për bashkëpunimin me vendet e rajonit”.

Çejku tha se procesi i integrimit të rajonit në BE ka hasur në sfida të mëdha dhe se përfaqësimi i shqiptarëve me dy shtete në nisma të tilla do të ishte një tregues domethënës pushteti.

“Prezenca e dy kryeministrave shqiptarë [në Shkup] do të shprehte vizualisht fuqinë e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit,” – tha diplomati.

Ndryshimin e emrit nga “mini-Shengen” në “Open Balkans”, Çejku tha se e shihte si urë kalimi për të qetësuar kontekstet emocionale të Kosovës dhe kontekstet që lidhen me rajonin, që duhet të lërë pas luftërat dhe konfliktet ndëretnike.

Sipas Çejkut liria dhe integrimi janë në favor të shqiptarëve dhe historia apo situatat ekonomike nuk duhet t’i kompleksojë politikanët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026