Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK ministren e Kulturës

30 Korrik 2021 | 12:26

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur sot në SPAK ministren e Kulturës, Elva Margariti për shpërdorim detyre.

Padia vjen pas refuzimit nga ministria për të marrë në dorëzim një kërkesë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata kërkonin nga ministrja Margariti që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kryente kalimin e pronës së teatrit nga Bashkia e Tiranës në administrimin e Ministrisë së Kulturës.

Anëtarët e aleancës u ndaluan në dyert e Ministrisë së Kulturës dhe nuk u lejuan të dorëzonin dokumentin në institucion.

Bashkë me padinë ndaj ministres, aleanca ka paditur dhe 4 punonjës të sigurisë në ministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026