Digjen plehrat e 50 viteve në Fier, inceneratori nuk ka nisur nga puna
Në Fier po digjen mbetjet e grumbulluara që nga viti 1974. Zjarri i rënë në një sipërfaqe prej 5 hektarë, 2 kilometër larg qytetit ka shkaktuar ndotje në të gjithë zonën.
Ndonëse qeveria dha 28 milion euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ai nuk ka nisur ende nga puna. Bashkia thotë se nuk është gati për dërgimin e plehrave në landfill.
Prezenca e zjarrfikëseve nga Fieri, Patosi dhe Lushnja kanë vënë zjarrin nën kontroll, ndërkohë që aktualisht makineritë po punojnë për mbulimin e vatrave më të vogla me dhe.
Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrim–Gjelbërimit Fier, Arjan Ndreu deklaroi për Euronews Albania se pas rehabilitimit, kjo fushë nuk do të shërbejë më si vend-depozitim për mbetjet.
Bashkia Fier gjeneron afërsisht 250 metër kub mbetje në ditë. Një javë më parë, edhe pastrimi i njësive administrative, që më herët realizohej nga shoqëri private, i ka kaluar bashkisë.
Në vitin 2016 qeveria shqiptare lidhi kontratën për ndërtimin e “Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me vlerë 28 milionë euro.
Afati 3 vjeçar i parashikuar për ndërtimin e veprës, u shty disa herë, ndërsa në 6 prill kompania koncesionare deklaroi se në fund të muajit, inceneratori do të niste nga puna:
“Ta mbyllim fushën ekzistuese të mbetjeve, se ajo është një katastrofë dhe besoj sa të jetë gati ne të fillojmë t`i sjellim këtu mbetjet,” – garantoi dhe kryetari i Bashkisë Fier.
Euronews Albania kërkoi informacion edhe tek shoqëria koncesionare. Ndonëse nuk pranoi të flasë, pak orë më vonë në deklaratën e shpërndarë për media, tha se prej datës 7 maj është gati për të pritur mbetjet e Bashkisë Fier, dhe njësive administrative.
Ndërkohë, Euronews Albania mësoi se inceneratori nuk është gati për të nisur nga puna, pasi po i nënshtrohet procesit të kolaudimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja