KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme për abuzim me tenderët
Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një kontrolli financiar në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet e fundit, ka bërë kallëzim për 5 funksionarë të saj për abuzim me tenderët.
Sipas KLSH, auditi ka zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e prokurimit publik duke sjellë cenimin e barazisë së pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik.
Gjithashtu ka pasur rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit të disa objekteve të Policisë së Shtetit, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec dhe Komisariati i Policisë Mirditë.
KLSH ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme duke i cilësuar përgjegjës për vlerësimin e ofertave në tender.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut