Policia kap rreth 14 kg kokainë në kufirin Shqipëri-Mal i Zi
Policia i kapi sot 14.3 kg kokainë një 42-vjeçari, që po mundohej ta transportonte me makinë jashtë Shqipërisë.
Droga u kap e fshehur në pjesën e kroskotit të veturës, tip “Mercedes-Benz”, me të cilën 42-vjeçari B.R po mundohej të kalonte kufirin Shqipëri-Mal i Zi në Muriqan.
Pas konstatimit të saj makina është dërguar në portin e Durrësit për kontroll më të specializuar.
Në një njoftim për shtyp policia tha se B.R u arrestua dhe se ai ishte rezident në Durrës.
Kjo është ngarkesa e tetë e madhe me kokainë që pikaset nga autoritetet shqiptare brenda këtij viti.
Në qershor në kufirin me Malin e Zi u kapën 324 kg kokainë fshehur në një kamion që kishte kaluar tranzit në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut me destinacion Italinë.
Në muajin maj rreth 400 kg kokainë u kapën në Kosovë pasi kishin kaluar nga Shqipëria ndërsa në muajin prill në portin e Durrësit u kapën dy ngarkesa 143 dhe 49 kg.
Gjatë korrikut kompanisë “Alba Exoti Fruit” iu kapën në tre ngarkesa të ndryshme mbi 25 kg kokainë.
Në shumicën e këtyre e rasteve autoritetet kanë përfunduar operacionet me arrestimin e drejtuesve të makinave, apo dhe administratorëve të kompanive porositëse të ngarkesës parësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut