Kur do t’i rikthehen shqiptarët kafeneve? Mjeku Dritan Ulqinaku përgjigjet në Euronews Albania

23 Mars 2020 | 18:45

Në një intervistë në studion e Ilva Now, mjeku Dritan Ulqinaku vlerësoi se masat drastike të ndërmarra në vendin tonë që me rastin e parë të identifikuar me COVID-19, janë hapi i duhur dhe rruga e vetme, edhe pse shumë e vështirë, për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Edhe pse mjekësia tashmë sipas tij, njeh shumëçka nga ky virus, që nga periudha e inkubimit, moshat që preken më shumë, gjinia më e riskuar, kanë filluar të bëhen kombinime ilaçesh që kanë nisur të japin rezultatet e para, sërish është herët për të ditur sjelljen e mëtejshme të sëmundjes.

I pyetur lidhur me mundësinë që ky virus, siç ndodh rëndom me viruset e tjera, do të zhduket me rritjen e temperaturave, mjeku Ulqinaku nuk e përjashtoi mundësinë që rritja e temperaturave ta zbuste virusin, duke sjellë si shembull këtu vendet afrikane, që janë pothuajse të paprekura, por shtoi se kjo teori mbetet e paprovuar.

“Rastet, duke njohur viruset e tjera që qarkullojnë në stinën e dimrit, mund të jetë i njëjtë. Virusi i Sarsit u zhduk me pranverën. Shpresojmë të jetë ky rasti, që virusi të zbutet. Për momentin nuk mund ta themi këtë. Teoritë lidhur me këtë gjë nuk po gjejnë ende bazë të mirëfilltë. shkencore. Afrika për shembull është e paprekur, ose rastet kanë qenë të njëjtat, nuk kanë trendin e Evropës”, tha ai.

Teksa apeloi se distancimi social është arma më e mirë për ta mbajtur larg këtë virus, mjeku u shpreh se izolimi për shkak të COVID-19 parashikohet të jetë i gjatë, të paktën deri në fillim të muajit maj.

I pyetur me humor nga gazetarja Ilva Tare se kur do të mund t’i rikthehen shqiptarët kafeve, mjeku tha se zakoni i përditshëm i qytetarëve mund të kërkojë disa muaj për t’u rikthyer.

“Koha që do pijmë kafe lirshëm do jetë e gjatë, minimalisht fillimi i majit”, – tha mjeku Ulqinaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021