Barcelona ‘e çliruar nga makinat’, gjatë pandemisë reduktohen korsitë për automjetet
Kur Spanja hoqi masat e COVID-19 në mes të vitit të kaluar, banorët e Barcelonës zbuluan se disa nga rrugët e tyre nuk ishin ashtu siç ata i kujtonin. Autoritetet shfrytëzuan këtë periudhe për te rikthyer disa nga rrugët e përdoruara për automjete ne sheshe apo korsi biçikletash.
Consell de Cent, një rrugë e gjerë që kalon në qendrën e qytetit, kishte humbur dy nga tre korsitë e saj të makinave, dhe ku tashmë kishte trotuar të zgjeruar të lyer me ngjyrë të verdhë. Fillimisht të përshkruara si të përkohshme nga autoritetet e qytetit, ndryshimet janë ende në fuqi ë pavarësisht kundërshtimit nga disa grupe biznesi.
Më shumë ndryshime janë të planifikuara për të kthyer 21 rrugë, gjithsej 33 km (20 milje), në hapësira të gjelbra për këmbësorë. Projekti ilustron sesi pandemia ka ndikuar në planifikimin urban në të gjithë botën, mes shqetësimit në rritje për ndryshimet klimatike.
Që nga marsi i vitit 2020, Barcelona ka rimarrë rreth tetë hektarë të peizazhit të qytetit nga automjetet motorike, duke i shndërruar në trotuare, terrene lojërash, korsi biçikletash ose tarraca restorantesh, me autoritetet që argumentojnë se njerëzit kanë nevojë për më shumë hapësirë për të shmangur COVID-19. Së bashku me Parisin, i cili gjithashtu ka krijuar më shumë korsi biçikletash, Barcelona ka shfrytëzuar pandeminë për të përqafuar një rregullim urban.
Plani ka tërhequr kritika të forta nga një lob rajonal i biznesit, i cili thotë se mund të kushtojë 50,000 vende pune, sepse e bën më të vështirë parkimin e furgonëve të shpërndarjes, ndërsa dyqanet mund të humbasin klientët jashtë qytetit. Megjithatë, arkitekti kryesor i Barcelonës, tha se qyteti ishte përshtatur mirë më pak korsi makinash, ndërsa beson se më shumë hapësirë për këmbësorët duhet të nxisë tregtinë lokale. Matilla tha se kriza shëndetësore kishte treguar se nëse qytetet nuk bëhen më të gjelbra, më shumë njerëz do të largohen.
Në Londër, megjithatë, disa skema të reduktimit të trafikut janë përballur me sfida ligjore ose janë përmbysur. Qeveria komunale e majtë e Barcelonës synon të transformojë një të tretën e të gjitha rrugëve në rrethin Eixample, të famshëm për ndërtesat e saj Moderniste, në një të ashtuquajtur bosht të gjelbër për këmbësorët deri në vitin 2030. Edhe pse i nxitur nga pandemia, plani nxitet nga ana mjedisore pasi qyteti i dytë më i madh i Spanjës kërkon të përmirësojë cilësinë e ajrit.
Komisioni Evropian i kërkoi gjykatës së lartë të BE -së të ndërmarrë veprime kundër Spanjës në vitin 2019 pasi Madridi dhe Barcelona tejkaluan rregullisht kufijtë ligjorë të dioksidit të azotit, duke thënë se kjo mund të shkaktojë pothuajse 9,000 vdekje të parakohshme në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë