Apeli lë në arrest shtëpie ish-zv. ministren e Brendshme, Rovena Voda
Gjykata e Apelit la në arrest shtëpie ish-zv. ministren e Brendshme Rovena Voda, të akuzuar për ryshfet.
Sipas SPAK ajo ka marrë përfitime monetare dhe materiale nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu me premtimin për punësim në administratë. Për Beun, të cilës i ishte premtuar vendi i punës masa e sigurisë do shqyrtohet në Apel më 10 gusht, ndërsa Hasani e cila ishte në rolin e sekseres ngelet në arrest shtëpie.
“Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin në ushtrimin e detyrës. Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës,” – argumentoi Voda gjatë seancës.
Rovena Voda u largua nga detyra më 29 korrik 2021 ndërsa e mbante atë detyrë që prej 22 majit të vitit 2017. Gjatë kësaj detyre, ajo ka qenë njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje