Berisha për Euronews Albania: S’kam grup tjetër parlamentar përveç PD-së

5 Gusht 2021 | 13:18

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar sot në një konferencë për shtyp se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe përfshirjes në grupin parlamentar të PD-së legjislaturën e ardhshme.

Pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, nëse do të kërkojë në parlament që të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së pavarësisht deklaratave të Ambasadores Yuri Kim, Berisha nënkuptoi që po.

“Nuk kam grup tjetër parlametnar përveç PD-së, unë kam deklaruar që edhe një po mbeti, i dyti do jem unë, ky është betim solemn për demokratët,” – këmbënguli Berisha.

Procedura parashikon që në shtator pasi të zgjidhet kryetari i Kuvendit, deputetët të kenë 5 ditë kohë për të deklaruar grupin parlamentar që do t’i bashkohen. Por Berisha u shpreh i sigurt se në parlament do jetë deputet i PD-së “ashtu siç e zgjodhën qytetarët”.

Berisha përsëriti deklaratën se nëse Departamenti i Shteteve të Bashkuara do të publikojë qoftë dhe një provë të vetme për të faktuar pretendimet, ai do të pranojë çdo lloj vendimi.

“Por, problemi është që nuk ekziston asnjë fakt,” – theksoi Berisha.

Ish-kryeministri iu referua një pjese të argumentit të DASH për shpalljen “non grata”: përdorimi i buxhetit të shtetit për pasurimin e familjes së tij. Ai tha se qeveria e tij 2005-2013 ishte e para “që vendosi sistemin online të buxhetit” dhe se “çdokush mund ta shqyrtojë këtë pretendim”.

Ish-kryeministri Berisha njoftoi sot në një konferencë për shtyp se avokati i tij ka depozituar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken.

Më 19 maj Sekretari i DASH Blinken njoftoi se kishte shpallur Berishën dhe familjarët e tij “të padëshiruar” në SHBA për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”.

Përveç Berishës, deri më sot DASH ka shpallur “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026