SHBA nuk ndryshon qëndrim, pavarësisht padisë së Berishës

5 Gusht 2021 | 15:30

SHBA nuk ndryshon qëndrim për sa i përket luftës kundër korrupsionit, pavarësisht padisë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit Antony Blinken.

Përmes ambasadës në Tiranë, SHBA thotë se “lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare” dhe se “do të përdorë të gjitha instrumentet që kanë në dispozicion për ta ndëshkuar atë”.

Reagimi u bë për Euronews Albania pas konferencës për shtyp që mbajti ish-kryeministri Berisha, ku njoftoi se ka dorëzuar padinë në Gjykatën Korreksionale të Parisit kundër sekretarit Blinken.

Ai i bëri thirrje sekretarit Blinken të publikojë prova dhe fakte, që sipas tij vërtetojnë vendimin.

Më 19 maj Blinken njoftoi se SHBA kishte shpallur Berishën dhe familjarët e tij “të padëshiruar” për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”. Berisha e ka konsideruar këtë si vendim politik.

Disa javë më vonë, presidenti Biden zgjeroi një urdhër ekzekutiv, që u bllokon pasuritë personave të listuar si “non grata” dhe shkelësve të marrëveshjeve ndërkombëtare në Ballkan.

Ambasadorja Kim kërkoi së fundmi që PD të distancohet nga Berisha.

Përveç Berishës, deri më sot DASH ka shpallur “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026