Pagesat e prapambetura, protestës së të verbërve në Korçë i bashkohen edhe tetraplegjikët
Dhjetëra të verbër në Korçë kanë zhvilluar një tubim paqësor para bashkisë duke i bërë thirrje këtij institucioni të mos apelojë vendimin e gjykatës që lidhet me pagesat e prapambetura në vitet 2005-2010.
Ata shprehen se këto janë pagesa që u përkasin atyre dhe nisur nga kushtet e vështira në të cilat jetojnë duhet që bashkia t’i lëvrojë këto para dhe jo t’i zvarrisë me procese gjyqësore.
“Kemi shqetësim për paratë e prapambetura, kemi që nga 2005-2010. Kemi bërë gjyqe, sivjet e fituam, por kryetari i bashkisë do ta ankimojë vendimin”, shprehet një e moshuar.
Problemi i pagesave të nuk ka prekur vetëm të verbrit por edhe tetraplegjikët, që janë bashkuar në protestë me ta.
“Nuk pranojmë ankimim, por duam të marrim paratë sa më parë. Janë shumë paraplegjikë, tetraplegjikë që vuajnë. Me atë pagesë që marrin nuk përballojnë dot asgjë dhe kjo e drejtë që na mohohet për kaq vite kërkojmë që ta marrim”, shprehet një qytetare me nevoja të veçanta.
Në të gjithë Qarkun e Korçës janë me mijëra persona të verbër dhe tetraplegjikë që përballen me bashkitë e rajonit në procese gjyqësore për këto pagesa të pamarra.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqetësimi i personave me aftësi të kufizuara: Detyrimet e shtetit ndaj nesh s’janë përmbushur
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut