Brazili mposht Spanjën në finale, fiton për të dytën herë radhazi medalje ari në futboll

7 Gusht 2021 | 16:23

Një gol i Malcom në pjesë shtesë i dha fitoren 2-1 Brazilit në finalen kundër Spanjës e vlefshme për Lojërat Olimpike. Brazili u bë kështu përfaqësuesja e pestë në histori që fiton dy olimpiada radhazi medalje të arta.

Finalja e luajtur në Yokohama pa një Spanjë që e nisi mirë ndeshjen me kombinime të bukura mes Marco Asensio, Mikel Oyarzabal dhe Dani Olmos. Por Brazili ia doli mbanë të bllokojë rastet e krijuara, ndërsa më vonë në minutën e 38-të Richarlison shpërdoroi një penallti.

Sidoqoftë për Brazilin goli do të vinte pak para mbylljes së pjesës së parë nga Cunha, i cili u shërbye nga Dani Alves.

Por Spanja nuk u dorëzua. Në pjesën e dytë me zëvendësimin e Merinos nga Soler, loja u kthye në favor të iberikëve. Pikërisht Soler shërbeu Oyarzabalin në golin e barazimit që u realizua në minutën e 61-të.

Nëntëdhjetë minutat u mbyllën 1-1 dhe kur gjithçka dukej se do shkonte në njëmbëdhjetëmetërsha, Malcom theu baraspeshën duke realizuar golin e fitores.

Në 121 vite futboll në Lojërat Olimpike vetëm katër përfaqësuese ia kishin dalë të fitonin dy herë radhazi medalje të arta. Nga sot pjesë e kësaj historie është edhe Brazili.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026