Një viktimë dhe dyfish i mesatares së infektimeve javore nga COVID-19 në Kosovë

7 Gusht 2021 | 17:26

Një person i prekur nga COVID-19 humbi jetën të shtunën në Kosovë teksa autoritetet raportuan 352 raste të tjera me infektim nga virusi.

Ministria e Shëndetësisë tha se viktima ishte nga Prizreni. Prej nisjes së pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e sëmurjes nga COVID-19 rreth 2,300 persona.

Autoritetet thanë se pas 5,204 testimesh të kryera gjatë 24 orëve të fundit 352 persona rezultuan pozitivë – pozitiviteti 6.7%. Shumica e të prekurve janë të moshës 20-49 vjeç.

Tashmë numri i rasteve aktive ka shkuar në 1,659 vetë. Vlen të thuhet se kjo është dita me më shumë raste gjatë periudhës së verës duke tejkaluar dhe të premten që pati 271 infektime të reja.

Krahasuar me mesataren javore (142 raste), dita e sotme rezulton me mbi dyfishin e rasteve. Sa i përket të shëruarve, është njoftuar për 13 pacientë që tashmë e kanë kaluar COVID-19.

Prej nisjes së pandemisë në Kosovë janë pikasur rreth 110 mijë raste me COVID-19, prej të cilave 96.5% janë mundur të shërohen, 2% nuk ia kanë dalë mbanë, ndërsa 1.5% mbeten me mbartje të virusit.

Autoritetet janë munduar të testojnë sa më shumë qytetarë – ku vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 9,590 injeksione. Aktualisht janë kryer mbi 487 mijë injeksione, me të cilat janë vaksinuar me dy doza mbi 166 mijë qytetarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026