Situata e zjarreve në përmirësim, 3 vatra kritike, 4 nën kontroll, 2 në monitorim

7 Gusht 2021 | 20:18

Ministria e Mbrojtjes raportoi mbrëmjen e së shtunës se situata e zjarreve në vend është përmirësuar, por shqetësuese mbeten vatrat në qarqet Lezhë, Kukës e Gjirokastër ku mund të kërkohet edhe ndërhyrja me helikopterë.

Ministria tha se një vatër zjarri është shuar, dy po mbahen nën monitorim, katër janë nën kontroll, ndërsa tre të tjera janë ende në zgjerim.

Vatër zjarri e shuar:

      • Treblovë, qarku Vlorë.

Vatra zjarri nën monitorim:

      • Kepi i Rodonit, qarku Durrës;
      • Deshiran, qarku Elbasan;

Vatra zjarri të vëna nën kontroll:

      • Klysyrë, qarku Kukës;
      • Gjorgos, qarku Fier;
      • Dukat, qarku Vlorë;
      • Maja e Rrunës, qarku Kukës;

Vatra zjarri jashtë kontrollit:

      • Thirrë, qarku Lezhë;
      • Domgjon, qarku Lezhë;
      • Bejkollarë, qarku Gjirokastër;

Ministria e përshkroi situatën “të vështirë” sidomos në fshatin Thirrë ku “zjarri ka përparuar në dendësinë pyjore”.

“Në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri,” – tha ministria, e cila e përshkroi ngjashëm edhe situatën në Domgjon ku ka përhapje “në pjesën malore”.

Shqetësuese paraqitet situata edhe në Gjirokastër ku një zjar në fshatin Bejkollarë rrezikon të përhapet drejt Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”. Autoritetet po përpiqen ta vënë nën kontroll.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026