Kapen teksa po arratiseshin nga burgu Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri
Dy të burgosur u përpoqën të arratisen pasditen e së dielës në Tiranë. Autoritetet thanë se ata u ndaluan dhe u vunë në izolim.
Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri u kapën sot nga punonjësit e burgut “Jordan Misja” njohur si Burgu 313, teksa u përpoqën të zbrisnin me çarçafë nga pjesa e të dënuarve në pjesën e administratës.
Autoritetet thanë se Çekaj, i dënuar për trafik kokaine, dhe Pjetri, për një seri grabitjesh me armë, goditën dhe një gardian.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha më vonë në një njoftim për shtyp se “gjendja në burg është nën kontroll” dhe se ata “janë vendosur në izolim”.
Çekaj u arrestua në vitin 2018 si organizator i trafikimit me import bananesh të 613 kg kokainë nga Ekuadori. Ai u dënua me 14 vite burg.
Dëmimi iu la në fuqi edhe nga Apeli në qershor të këtij viti.
Selim Çekaj, baba i Arbrit, u arrestua gjithashtu në prill të këtij viti për trafik droge. Në ngarkesat e tij me banane u kapën 49 kg kokainë.
Nga ana tjetër, Fatmir Pjetri është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për pjesëmarrje në të ashtuquajturën “Banda e babagjyshërve”.
Kjo bandë është akuzuar për dhjetëra grabitje të dhunshme me armë në Shqipëri dhe jashtë vendit gjatë viteve 2013-2014.
Anëtarët u kapën dhe dënuan deri në vitin 2016, me përjashtim të Pjetrit. Ky u ndalua në Holandë dhe u ekstradua në vitin 2019.
Çështja e tij ka qenë në Apel deri në qershorin e këtij viti.
LEXONI GJITHASAHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje