Çekaj dhe Pjetri improvizuan litar me çarçafë, Euronews Albania siguron fotot ekskluzive
Euronews Albania ka mundur të sigurojë fotografitë ekskluzive të litarëve të improvizuar nga dy të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët u përpoqën të arratiseshin nga burgu të dielën.
Çekaj, i dënuar për trafik droge, dhe Pjetri, për një seri grabitjesh me armë, kishin improvizuar një litar disa metra të gjatë me të cilin zbritën nga zona e sigurisë së lartë.
Fotografitë e siguruara nga Euronews Albania, të cilat janë pjesë e dosjes dorëzuar Prokurorisë, tregojnë se ata e kishin improvizuar litarin me të paktën katër çarçafë të ndryshëm.
Gjithashtu ata kishin përshtatur një shufër hekuri si çengel për t’u kapur në tarracë.

Burime i thanë Euronews Albania se dy të dënuarit shfrytëzuan momentin kur rreth orës 15:00 të së dielës gardianët u shpërqendruan nga tentativa për vetëvrasje e një të paraburgosuri tjetër.
Ata janë hedhur nga zona e ajrimit tek ajo ku qëndron administrata dhe që është jashtë perimetrit të sigurisë së lartë, mirëpo u kapën nga gardianët e tjerë.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka nisur hetimet për mënyrën se si dy të dënuarit kanë improvizuar litarin dhe çengelin.

Dyshohet ata mund t’i ketë ndihmuar se një punonjës. Hetuesit ndërkohë kanë marrë në pyetje stafin teksa Çekaj, Pjetri dhe i paraburgosuri që u përpoq të vetëvritej janë vendosur në izolim.
Ndaj tyre është ngritur akuza e përpjekjes për arratisje dhe goditje për shkak të detyrës. Autoritetet ka gjasa të kërkojnë zhvendosjen nën regjimin me mbikëqyrje të shtuar – njohur si 41 bis.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq